Muzikë, lojëra e dëfrim/ Brenda festës së ditëlindjes së Encës

Artistja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka mbushur 3 dekada jetë.
Ajo e festoi ditëlindjen e 30-të më 19 tetor, në një shtëpi luksoze, shkruan IndeksOnline.
E rrethuar me familjarë dhe miq të ngushtë, festa u karakterizua me shumë muzikë, torte, dëfrim, e lojëra të ndryshme.
Artistja është shfaqur së pari me një fustan të gjatë të kuq, që thekson linjat trupore, për t’u ndërruar më pas në një fustan të shkurtër të zi, në të cilin bëri vallëzime sensuale.
Më poshtë pamje nga festa e Encës:












