75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 20 Korrik 2021 / AR

Muzikë, vallëzim e atmosferë, Bajrami paska hijeshi në Suharekë

Festa e Kurban Bajramit ka mjaft hijeshi në Komunën e Suharekës.

Edhe më të veçantë këtë festë e bëri vizita e kryetarit të kësaj komune në Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Bali Muharremaj përveç festës në familje, gjeti pak kohë për të festuar edhe me banorët e asaj shtëpie.

Aty pati muzikë, vallëzim e atmosferë të mirë, të cilën padyshim do ta mbajnë mend gjatë.

Pamjet nga vizita atje Muharremaj i ndau me të gjithë në rrjetin social Facebook./Indeksonline/