75 Mall Live Search
07:40 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / Z S

Myftiu Tërnava i drejtohet publikut me mesazh urimi për fillimin e Ramazanit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi.

Kjo me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë nga ora 10:00 në sallën e Konferencave e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit nis të shtunën më 1 mars./Indeksonline/