Mynihu shënon historinë, zgjedh kryebashkiakun e parë homoseksual
Mynihu ka shkruar një kapitull të ri në histori pasi ka zgjedhur kryebashkiakun e parë homoseksual.
Dominik Krause, i cili vjen nga Partia e Gjelbër, e ka deklaruar haptazi orientimin e tij seksual.
Fizikanti 35-vjeçar shënoi një fitore të papritur në qendrën bavareze që njihet në mbarë botën për Oktoberfestin, duke ua marrë trofeun nga dora Socialdemokratëve, të cilët e drejtuan këtë bashki për 42 vjet.
CSU-ja, partia simotër bavareze e CDU-së konservatore, e ka dominuar politikën vendase prej dekadash. Drejtuesi i saj, Markus Soder, i ka sulmuar prej vitesh të Gjelbrit për politikat e tyre progresiste.
Krause garoi për një Mynih më mendjehapur dhe gjithëpërfshirës, me sloganin: “Sepse më shumë është e mundur.”
Fitorja e tij është një rreze shprese për të Gjelbrit që kanë nisur ta humbasin popullaritetin e tyre në mbarë vendin./Indeksonline/

