Myrto Uzuni bëhet me makinën e parë në Amerikë, ia bën dhuratë Audi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni është bërë me makinën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uzuni ka marrë një dhuratë nga marka e njohur e makinave, Audi, shkruan Indeksonline
Kjo dhuratë vjen për shkak se Audi është sponsor i klubit FC Austin, aty ku tashmë Uzuni po luan.
Kujtojmë që gjatë afatit të janarit, Uzuni u transferua në ekipin amerikan nga Granada e Spanjës./Indeksonline/