Myrto Uzuni debuton në MLS-në amerikane

Myrto Uzuni ka bërë debutimin në kampionatin amerikan të futbollit.
Futbollisti i kombëtares shiqptare luajti ndeshjn e parë me skuadrën e re Austin FC, shkruan IndeksOnline.
Ai u aktivizua për 30 minuta në ndeshjen kundër Portland Timbers, ku Austin pësoi humbje me rezultat 1-0.
Uzuni u transferua nga skuadra e Granadas, për një shifër prej 12 milionë eurove.
29-vjeçari për katër sezone sa ishte pjesë e skuadrës spanjolle, ka bërë 106 paraqitje, duke shënuar 48 gola dhe ka bërë 9 asiste./IndeksOnline/