75 Mall Live Search
00:02 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Myrto Uzuni humb penalltinë, Young Boysi fiton ndeshjen e parë

Myrto Uzuni ka humbur penallti në ndeshjen e parë të plejofit të rëndësishëm për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma, Young Boysi fitoi përballë skuadrës së Uzunit, Ferencvarosit, 3:2. Uzuni penalltinë e humbi në minutën e 27-t të ndeshjes duke qëlluar shtyllën.

Nga topi i kthyer përfitoi Martins Pereira që shënoi gol, por u anulua nga VAR-i për shkak se u vlerësua ndërhyrje e palejuar.

Për skuadrën zvicerane që nga minuta e 25-t luajti me një futbollist më pak në fushë, golat i shënuan Elia 16’, Sierro 40’ dhe Garcia 65, ndërsa për hungarezët vizitorë, të dy golat i realizoi Boli në minutën 14’ dhe 82’. Uzuni luajti deri në minutën e 86-t. Ndeshja kthyese do të luhet pas një jave në Hungari. Në dy duelet tjera të zhvilluara të mërkurën mbrëma, Benfica mposhti PSV-në 2:1, kurse Malmo triumfoi ndaj Ludogoretsit, 2:0.