75 Mall Live Search
23:16 / E Premte, 09 Janar 2026 / Gj Sh

Myrto Uzuni i futet një biznesi fitimprurës, investon në Shqipëri

Futbollisti i Shqipërisë, Myrto Uzuni i ka hyrë botës së biznesit.

Edhe pse jashtë vendlindjes, duke qënë pjesë e skuadrës amerikane, Austin FC, 30-vjeçari ka investuar në Shqipëri, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një postimi në profilin zyrtar, ka njoftuar se ka blerë një hotel në qytetin e Vlorës.

”Shqipëria është më shumë se një vend — është ndjenjë, bukuri dhe krenari !

Me familjen pranë dhe zemrën plot!, sot finalizova blerjen e një hoteli në Sun Palas !

Një investim me dashuri, për brezat që vijnë, për Shqipërinë.”, ka shkruar Myrto Uzuni./IndeksOnline/