Myrto Uzuni mbetet pa trajner

Skuadra e Granadës e ka shkarkuar trajnerin Paco López.
Shkarkimi i tij vie pas rezultateve të dobëta në La Liga, shkruan IndeksOnline.
Nga 14 ndeshje deri tani, Granada ka grumbulluar vetëm 7 pikë.
Te skuadra e Granadës aktivizohet edhe futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, i cili ka shënuar 5 gola këtë sezon./IndeksOnline/