75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 13 Korrik 2021 / C E

Myrto Uzuni me hetrik kundër Prishtinës, kampionët e Kosovës vazhdojnë në Conference League

Prishtina është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe garat do t’i vazhdoj në Conference League.

Kampionët e Kosovës janë mposhtur nga Ferencvaros me rezultat 1-3 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Në “Fadil Vokrri”, hungarezët fituan me rezultat 1-3, shkruan Indeksonline.

Të tre golat për skuadrën mysafire i shënoi sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni (49’, 80’ dhe 86’).

Golin e vetëm për Prishtinën e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 67-të.

Për Prishtinën nuk kanë përfunduar garat evropiane pasi që garat do t’i vazhdoj në Conference League. /IndeksOnline/