75 Mall Live Search
08:26 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / G T

Myrto Uzuni rikthehet nga pushimet dhe dërgon Austin FC në gjysmëfinale të US Open-it

Skuadra e Austin FC është kualifikuar në gjysëmfinale të US Open Cup, pasi mposhti San Jose Eearthquakes.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1, shkruan Indeksonline

Kurse në vazhdime, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shënoi gol nga penalltia për ta dërguar ndeshjen në penallti.

Në 11-metërsha, skuadra e Austin fitoi 2:4 dhe një nga golashënuesit ishte dhe sulmuesi shqiptar.

Në gjysmëfinale mbrëmë u kualifikua edhe skuadra e Minnesota United./Indeksonline/