Myrto Uzuni shënon gol dhe humb penallti në finalen e US Open

Myrto Uzuni fytyra “tragjike” e Austin FC. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol, por humbi një penallti në finalen e US Open ndaj Nashville SC, kjo e fundit fitoi me rezultatin 1:2.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, fillimisht humbi penallti në minutën e 21’të, më pas shënoi në minutën e 45’të.
Lojtari “kuqezi” u vlerësua me notën 6.7 në sajtin “Flashscore”.
Në këtë kompeticion, Uzuni ka shënuar tri gola dhe ishte një nga më të mirët./Indeksonline/