10:48 / E Martë, 20 Prill 2021 / B O

“’Myslimanët duhet të…”/ Sulmi në xhaminë ‘Dine Hoxha’, çfarë tha autori në Polici

Sulmi me thikë i ditës së djeshme në xhaminë ‘Dine Hoxha’ i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

“Balkanweb” raporton se çështja në Prokurori për autorin Rudolf Nikollaj është referuar për financim të terrorizmit që dënohet si vepër penale në Shqipëria me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Nikollaj në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se: ‘’Myslimanët duhet të ndëshkohen’’.

Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion, pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.