75 Mall Live Search
14:21 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / G T

Myslimani i parë te Kombëtarja e Anglisë, Spence: Është një bekim, është thjesht e mrekullueshme!

Djed Spence është futbollisti i parë musliman te Kombëtarja e Anglisë, pasi ky i fundit u ftua nga Thomas Tuchel-i për ndeshjet e muajit shtator.

Gjatë një interviste për BBC Sport-in, 25-vjeçari shprehet tejet i lumtur që është ftuar nga Kombëtarja A e “Tre luanëve”, shkruan Indeksonline

Ai po ashtu është bërë myslimani i parë që luan te Anglia, sepse një gjë e tillë s’kishte ndodhur kurrë më parë.

“Është një bekim, është thjesht e mrekullueshme. Nuk jam fjalë, vërtetë.

“Lutem shumë, i jam shumë mirënjohës Zotit. Në momentet më të vështira të jetës sime, në momentet e errëta, gjithmonë kam besuar se Zoti ka qenë afër meje. Është një gjë e madhe për mua, besimi im.

Anglia luan të shtunën ndaj Andorrës në “Villa Park” dhe të martën udhëton në Beograd për ndeshjen ndaj Serbisë.

Spence shpreson të debutoj, kurse për “presionin” fetar ai shprehet:

“Nuk ndjej presion apo diçka të caktuar. Thjesht luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë. Jam i lumtur.

“Nëse unë mund ta bëjë, edhe ti mund ta bësh. Jo vetëm fëmijët myslimanë, por i çdo besimit. Vendos mendjen te diçka që mund ta bësh”, u shpreh lojtari i Tottenham Hotspurit./Indeksonline/