75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Myta i VV-së ironizon me shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ironizuar me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ka thënë se numrit të papunëve sot iu shtuan, kryeministri, kryeparlamentari, 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, mbi 80 shoferë të Qeverisë, 108 asistentë, mbi 100 këshilltarë, që në total i bie  numrit të papunëve  t’i jenë shtuar 424 persona.

Por sipas Haskukës, shtimi i papunësisë nuk është gjithmonë i keq, ai ka thënë se sot ky shtim është i mirë, pasi që siç ka thënë ai këta zyrtarë nuk kanë prodhu e as që i kanë shtuar vlerën Kosovës, por vetëm kanë bërë harxhime e skandale.

Ndërkohë, sot në një seancë të jashtëzakonshme është shpërndarë legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës.

Më 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosën pro shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë e jo më vonë së 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.