13:41 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mytaher Haskuka pranon detyrën e kryetarit të Prizrenit (Video)

Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje sot zyrtarisht ka pranuar postin e kryetarit të Prizrenit.

Ramadan Muja ia dorëzoi postin e tij Haskukes për mandatin katër vjeçar.

Më poshtë shihni, ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Dëshiroj të ja dorëzoj detyrën e kryetarit me dëshirë që të ketë suksese edhe me shumë” ka thënë Ramadan Muja.
Ndërsa, Haskuka tha do të punojë në të mirë të qytetarëve të Prizrenit.

“Projektet që janë në të mirë të qytetarëve do të vazhdohen të realizohen, do të punojmë në të gjitha projektet që janë të suksesshme dhe në përmbushjen e zotimeve të dhëna gjatë fushatës” ka thënë Haskuka”