75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Mytaher Haskuka thotë se u ndihmoj 400 familjeve për ndërtim e meremetim të shtëpisë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se që nga fillimi i mandatit të tij deri tani kanë përmirësuar kushtet e banimit më shumë se 400 familjeve, shkruan IndeksOnline.

E sidomos këtë vit, që sipas tij kanë nevojë më së shumti.

Ai tha se sot ka vizituar 3 familje që kanë që kanë përfituar këtë vit nga projekti “Furnizimi me Material Ndërtimor” nga Zyra për Komunitete dhe Kthim.

Postimi:

Përmes angazhimit maksimal të qeverisjes sonë, që nga fillimi i mandatit e deri më tani kemi arritur të prekim në jetesën dhe të përmirësojmë kushtet e banimit të më shumë se 400 familjeve. ? —- ?

Sidomos sivjet, kur po kalojmë nga një periudhë e vështirë për shkak të pandemisë, vazhdojmë me punët për mbështetjen e familjeve me kushte të vështira ekonomike, me ç’rast sot vizituam 3 nga 35 familjet që kanë përfituar këtë vit nga projekti “Furnizimi me Material Ndërtimor” nga Zyra për Komunitete dhe Kthim.

Jam shumë i lumtur që që ky dimër do t’i gjejë këto familje në kushte më të mira të banimit. Ndërkaq, mbështetja jonë për familjet në nevojë, me anë të programeve për furnizim me material ndërtimor, ndërtim dhe meremetim të shtëpive e të kulmeve, do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, për të arritur tek sa më shumë familje që kanë nevojë për mbështetje! ?