‘Myzhde’, fillojnë të dalin paratë nga 10 përqindëshi i Trustit

Fondi Kosovar i Kursimeve Pensionale, ka njoftuar se parat e 10 përqindëshit për të cilën kanë aplikuar qytetarët kosovarë dy javë më parë, do të fillojnë të ekzekutohen që nga dita e sotme, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo ato tashmë kanë filluar të dalin edhe në llogaritë bankare të qytetarëve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga kursimet e tyre ndër vite.

Në adresë të IndeksOnline, kanë ardhur mesazhe të shumta ku qytetarët kanë treguar se tashmë parat e tyre nga 10 përiqndëshi i kursimeve në Trustin Pensional, u kanë dalë në llogaritë bankare.

Ndryshe tërheqja e 10 përqindëshit, është mundësuar pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
