09:54 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Myzhde”, nesër rikthehet Premier Liga dhe La Liga, këto ndeshje do të zhvillohen

Sezoni i ri i futbollit do të fillojë nesër në dy ligat më të forta në botë: Premier Ligë dhe La Liga, transmeton Indeksonline.

Premier Liga e hap sezonin e ri me ndeshjen, Fulham-Arsenal që luhet në orën 13:30.

Në orën 16:00 do të zhvillohet ndeshja midis Crystal Palaces dhe Southamptonit. Pastaj në 18:30 do të luhet ndeshja midis Liverpoolit dhe Leedsit. E në orën 21:00, do zhvillohet West Ham-Newcastle.

Në La Liga, do të zhvillohen tri ndeshje nesër: Eibar-Celta Vigo, Granada-Bilbao dhe Cadiz-Osasuna./Indeksonline/