16:42 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

“Myzhde”, sezoni i 5-të i “La Casa de Papel” pritet të lansohet në këtë muaj

Pritjeve të gjata për sezonin e 5-të të serialit “La Casa de Papel” duket se ju ka ardhur fundi.

Sipas disa njoftimeve në mediat botërore, “La Casa de Papel”, pjesa e pestë do të lansohet në prill të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Sezoni i pestë pritet të jetë i fundit për “La Casa de Papel”. Edhe pse u paralajmërua një sezon i gjashtë, kjo nuk pritet të ndodhë.

Me vdekjen e Nairobit në sezonin e fundit, fansat e serialit janë duke e pritur me padurimin sezonin e 5-të./Indeksonline/