14:28 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

MZHR dhe Caritasi Zvicëran lansojnë thirrjen për propozime për “Projektet Investuese të Diasporës”

Mistria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë zyrtarisht lansuan thirrjen për propozime “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”.

Në ceremoni prezent ishin: z.Fikrim Damka- Ministër i Zhvillimit Rajonal, znj. Dominique Hassler- Ministre e Punëve të Jashtme, Edukimit dhe Sportit të qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, znj.Donika Gërvalla-Shvartz -Zëvendëskryeministre dhe Ministër e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Rozeta Hajdari- Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z.Peter Lack – Drejtor i Caritas-it Zviceran si dhe përfaqësues tjerë nga MZHR dhe Caritasi Zviceran.

Ceremonia u hap nga z.Fikrim Damka- Ministër i MZHR-së i cili falënderojë znj. Dominique Hassler – Ministre e Punëve të Jashtme, Edukimit dhe Sportit të qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit dhe Qeverinë e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, pritjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministri Damka tutje theksoi që sot lansohet zyrtarisht thirrja për propozime për Projektet e Investimeve nga Diaspora e cila bashkëfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit dhe Caritasit Zviceran.

Ceremonia vazhdoi me fjalë rasti nga znj. Dominique Hassler- Ministre e Punëve të Jashtme, Edukimit dhe Sportit të qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, znj.Donika Gërvalla-Shvartz -Zëvendëskryeministre dhe Ministër e Punëve të Jashtme dhe Dasporës, znj. Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z.Peter Lack – Drejtor i Caritas-it zviceran si dhe përfaqësues tjerë nga MZHR dhe Caritasi Zviceran.
Takimi vazhdoi me prezantimin e aktiviteteve të projektit MARDI – Komponenta e Diasporës nga z.Zef Dedaj, u.d. Drejtor, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA dhe znj.Luiza Sekiraqa, Menaxhere Projekti – MARDI, Caritasi Zviceran në Kosovë.
Në fund z. Gerhard Schaumberger, Drejtor Vendi i Caritas-it Zviceran në Kosovë dhe z. Besim Kamberaj, zv.Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës prezantuan lansimin e Thirrjes për Propozime “Projektet Investuese të Diasporës”

Projekti MARDI ka per synim shembullin më të mirë të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal me akterët ndërkombëtar dhe lokal. Synimi i jonë është që të mbështesim rininë, të zvogëlojmë papunësinë dhe të krijojmë një sinergji nga njerëzit e aftë dhe bizneset që vijnë nga diaspora.