08:14 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

MZHR lanson programin për Zhvillim Rajonal prej 2 milionë euro

Në kuadër të lansimit të programit Zhvillim Rajonal, Ministria për Zhvillim Rajonal, sot organizon takimin me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të informimit të komunave lidhur me këtë programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e zhvillimit socio- ekonomik rajonal.

Fjalën hyrëse në takim do ta mbajë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Haradinaj, Rasim Demiri, Ministër i Zhvillimit Rajonal, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Ivan Todosijevic dhe Naim Ismajli, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Qëllimi i përgjithshëm i Programit për zhvillim rajonal është përkrahja e infrastrukturës për zhvillim socio-ekonomik në rajonet ekonomike të Republikës së Kosovës.

Shuma e fondit në vlerën 2,000,000.00 euro është e orientuar në projekte zhvillimore të investimeve kapitale.

Në të njëjtin takim kryetarët do të njoftohen edhe për programin për zhvillim rajonal të balansuar i cili ka të bëjë me grantet për biznese i cili lansohet javën e ardhshme.

Temat: