MZHR publikon raportin e Zyrës së Auditimit

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka pranuar raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2021. Ministria e Fikrim Damkës ka njoftuar se raporti është pozitiv dhe nuk është gjetur asnjë parregullsi.
“Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit pa asnjë gjetje për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Ministria e Zhvillimit Rajonal ka pranuar raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit për v.2021 i cili ka rezultuar me performancë shumë të mirë dhe nuk është evidentuar asnjë gjetje/parregullsi. Kjo arritje është falë punës dhe përkushtimit të Ministrit z.Damka, kabinetit dhe gjithë stafit civil të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Vazhdojmë me punë të ndershme në të mirë të vendit dhe qytetarëve” thuhet në njoftimin e MZHR-së./Indeksonline