18:17 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

MZHR takim me donatorët potencial, shpalosen objektivat dhe aktivitetet e vitin 2019

Është mbajtur sot takimi i radhës i organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal me donatorët potencial, i cili kishte për qëllim prezantimin e objektivave dhe aktiviteteve të MZHR-së për vitin 2019, si dhe shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në të ardhmen.

Në takim nga MZHR morën pjesë: Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri, Zëvendësministrja znj. Magbule Shkodra, Sekretari i Përgjithshëm z. Fatos Qerimi, si dhe një pjesë tjetër e stafit të Ministrisë. Ndërsa, nga donatorët morën pjesë: USAID, ADA, Zyra e Bashkimit Evropian, OSBE, JICA, si dhe UNDP.

Fillimisht të pranishmit u përshëndeten nga Ministri Demiri, i cili mbajti një fjalë rasti mbi të arriturat e MZHR-së gjatë vitit 2018, aktivitetet e planifikuara për vitin 2019, si dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit me donatorët potencial në të ardhmen. Ndër të tjera, Ministri Demiri shfrytëzoj rastin të falënderoj UNDP-në për përkrahjen që është duke i dhënë MZHR-së përmes angazhimit të një eksperti për hartimin e Strategjisë Për Zhvillim Rajonal 2019 – 2029.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm z. Qerimi prezantoj hollësisht aktivitetet e MZHR-së të planifikuara për realizim në vitin 2019, fushat në të cilat MZHR ka nevojë për përkrahje nga donatorët, si dhe ju përgjigj interesimeve të ngritura nga donatorët. Gjithashtu, edhe përfaqësuesit e donatorëve realizuan një prezantim të shkurtë lidhur me programet dhe aktiviteteve të cilat i kanë në proces të realizimit dhe të planifikuara për vitin 2019.

Mbi bazën e prezantimeve të paraqitura dhe diskutimeve të realizuara, MZHR dhe organizatat donatore, evidentuan një numër të fushave dhe aktiviteteve për realizimin e të cilave mund të bashkëpunojnë. Përfundimisht, palët u dakorduan që mbi bazën e një kalendari të përgatitur nga MZHR, në një të ardhme të afërt të realizohen takime individuale ndërmjet MZHR-së dhe donatorëve potencial, për shqyrtimin konkret të aktiviteteve për bashkëpunim.