75 Mall Live Search
17:28 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Na çuditë Adama Traore, ftohet nga Spanja dhe Mali

Anësori i Wolves, Adama Traore ka pranuar ftesë nga dy vende, nga Spanja dhe vendin ku ka linduar Mali i Afrikës.

Kombëtarja e Spanjës do t’i zhvillojë tri ndeshjet të tetorit, ndaj Portugalisë, Zvicrës dhe Ukrainës, shkruan IndeksOnline

Muajin  e kaluar Traore pranoi për herë të parë ftesën nga Spanja, por që nuk arriti të akivizohej si duhet, pasi kishte pësuar një lëndim.

24-vjeçari i cili ka lindur në Spanjë, por ka prejardhje nga Mali i Afrikës pasi prindërit e tij vijnë nga atje është para një vendimi të vështirë, të zgjedh Malin apo Spanjën për ta përfaqësuar.