“Na dogjën xhipin derisa po mblidhnim boronica”/ Policia nis hetimet për rastin e zjarrvënies në Prevallë (Video)

Një veturë është djegur të mërkurën gjatë ditës në Prevallë të Prizrenit.
Pasagjeri i saj ka thënë për IndeksOnline se dikush qëllimisht ia vuri flakën xhipit të tij derisa ata po mblidhnin boronica.
“Jemi kanë t’u mbledh boronica në Prevallë dhe dikush me qëllim na kalli xhipin. Shkuam shpejt të vetura por ishte e pamundur ta fiknim zjarrin”, thotë qytetari i dëshpëruar me pamjet.
Ai thotë se për rastin është njoftuar policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur provat.
Deri tani nuk ka informacion për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit./IndeksOnline/