75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / S Z

“Na falni për sot”, punëtorët e Trafikut Urban me kërkesë për Përparim Ramën

Punëtorët e Trafikut Urban sot nuk kanë filluar punën si zakonisht. E gjithë kjo pasi që ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat, për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga bllokimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës.

E pas kësaj situate të krijuar punëtorët e trafikut Urban, kanë filluar protestën para Komunës së Prishtinës.

Ilmi Gashi kryetar i Sindikatës së Trafikut Urban, u kërkoi falje qytetarëve për situaten e krijuar. Ndërkaq kërkoi nga kryetari Përparim Rama që të merret me këtë çështje dhe se kjo çështje të mos politizohet.

“Me keqardhje iu drejtohem qytetarëve të Prishtinës, me na fal për këtë gjendje ne të cilen ndodhemi sot, jo me dëshiren tonë. Pa dëshiren tonë prej furnitorëve që na i kanë ndërprerë karburantet. Punëtorët e Trafikut Urban i kanë borxh 1 milion euro për naftë, dy  rroga punëtorët e trafikut urban nuk i kanë shiju akoma. Ju që na keni përzgjedh me udhëtu me neve, iu kërkojmë ndjesë për gjendjen në të cilën gjendemi sot. Jemi dal sot në protestë. Shpresoj se ka me reflektu pozitivisht kryetari, punën e borxhit. 3 milion e 200 mijë euro kompanisë publike Trafiku Urban i ka borxh komuna. 1 milione  600 mijë, ne i kemi furnitorëve tonë. Nuk kemi mjete me punu, nuk ka naftë, s’ka paga punëtorët janë të diskriminuar. I lutem kryetarit të komunës me dal me na prit neve nëse ka mundësi. Të mos e politizojmë çështjen. Kjo nuk është çështje politike, por është për mbijetesen e Trafikut Urban, për shërbimet tona ndaj qytetarëve”, tha ai.