75 Mall Live Search
08:02 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / G T

Na kishin munguar golat e tillë, Jasir Asani e shënoi një shumë të bukur në Champions

Është luajtur java e 6-të në Champions League Two, ku ekipi i Esteghlal FC fitoi bindshëm 3 – 0 kundër Al-Muharraq.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka gjetur golin në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Asani realizoi një gol shumë të bukur që na kujton ato shënimet me Shqipërinë ku na dërgoi në Euro 2024.

Sipas “SofaScore”, 30-vjeçari u vlerësua me notën 7.6, mes më të mirëve në fushë. Pas 6 ndeshjesh në këtë kompeticion, Esteghlal FC grumbullon 8 pikë, të dytët në Grupin A./Indeksonline/