75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 20 Prill 2023 / S Z

“Na po të thojmë qy hajni, ti qy fërkemi”, Zemaj akuzon Qeverinë: A jeni normal, a jeni në tokë të bukës?

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj në seancën e Kuvendit ka folur lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut. Ai ka thënë se Qeveria Kurti po mundohet të arsyetohet për keqperdorimet të cilat kanë ndodhur në KEK. Ndërsa ka thënë se arrestimi dhe hetimi i filluar rreth tenderëve në KEK është i vonuar.

“Zonja ministre na tanë kohen po të thojmë qy hajni, ti po mundohesh me na thanë qy ferkemët. A jeni more normal, a jeni në tokë të bukës. A jeni tu pa çka është tu ndodh dhe a jeni duke parë që para syve të popullit dhe gjithë neve dikush po tenton pastër me vjedh dhe me dal me na u arsyetu këtu. Para syve tu si përgjegjëse mbi këtë sektor 80 milion tu kanë dhënë kontrata të negociume. Bile një tender i anuluar për riparimin ishte një kompani që është themeluar në vitin 2022. Para syve tu, dil demantoje me fakte. Tani jo ka hetim. qysh s’ka hetim, i vonshëm bile”, ka thënë ai./IndeksOnline./