75 Mall Live Search
17:17 / E Diele, 09 Maj 2021 / AR

“Na pret e ardhme e ndritshme”, Shtëpia Filmike ‘Neopictures’ nderon Evropën në ditën e saj

Dita e Evropës shënohet me 9 maj.

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian, shkruan Indeksonline.

Shtëpia filmike “Neopictures”,  ka ndërmarrë një iniciativë për të nderuar kontributin e personaliteteve dhe të ardhmes Evropiane.

“Shtëpia Filmike e animacionit neopictures (www.neo.pictures) ka ndërmarrë këtë vetiniciativë për të nderuar kontributin ndër shekullor të personaliteteve tona drejtë të sotmes dhe të ardhmes së përbashkët Evropiane.

Hapësira e kufizuar na detyroi që mos t’i përfshijmë të gjitha personalitetet kontribuues, kontributi i të cilëve, gjithsesi nuk është më pak i rëndësishëm!

Pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, Kosova nderon Evropën për këtë ditë të veçantë edhe më këtë video simbolike.

Intenca e kësaj video është përçimi i paqes dhe bashkëpunimit në kontekstin njerëzore, prandaj mendojmë dhe besojmë se kufijtë mes shtetesh janë thjesht orientime kufizuese, dhe/ose iluzione që do të zhdukën së shpejti!

Padyshim e ardhme e ndritshme na pret!

Gëzuar dita e Evropës!”/Indeksonline/

Youtube:

Facebook:

Instagram:

Linkedin: