12:27 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Na pret një dimër i vështirë, Rizvanolli tregon vlerën multimilionëshe të importit të rrymës këtë dimër

Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolle, ka thënë edhe njëherë që çmimi i tarifave nuk është kompetencë e qeverisë, por ka shtuar që në rast se ka shqyrtim të jashtëzakonshëm, atëherë i presin rezultatet dhe varësisht nga to të marrin masa për mbrojtjen e konsumatorit.

Rizvanolli ka thënë të premten në seancë të Kuvendit të Kosovës se në periudhën tetor 2022 – mars 2023 parashihet të importohen rreth 722 megavat orë energji elektrike.

” Gjatë tetorit në operim do të jenë dy blloqe të termocentralit të Kosovës B dhe një të Kosovës A, ndërkaq gjatë muajit nëntor dy blloqe të A dhe dy blloqe të B. Sa i përket sasisë së importit, Vlerësohet që në tetor 2022 – mars 2023 në skenarin e furnizimit me dy A dhe dy B, do të jetë rreth 722 megavat orë, ndërkaq sa i përket vlerës nëse supozojmë se çmimi i importit do të jetë 500 megavat atëherë kosto e importit tetor 2022 mars 2023 do të ishte rreth 350 milionë euro” ka thënë Rizvanolli./Indeksonline/