17:19 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

‘Na qëlluan trafikantët’, polici rrëfen momentin e frikshëm nga kapja e gomones

Detaje të tjera janë zbuluar nga autoritetet greke lidhur me trafikantët e kapur me gomonen me 1.6 ton drogë që vinte nga Shqipëria.

Në një kronikë të zhvilluar nga televizioni “Star”, janë prononcuar dy nga efektivët e policisë detare, të cilët morën pjesë në operacionin e vështirë të ndalimit të gomones dhe arrestimit të trafikantëve.

“Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë,” tha njëri prej oficerëve.

“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, tha oficeri tjetër.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut, gjykata ka lënë në burg 11 personat e arrestuar, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

Operacioni në fjalë u zhvillua pak ditë më parë, ku trafikantët kanë shkëmbyer zjarr me policinë greke, duke lënë për pasojë edhe efektivë të plagosur.