75 Mall Live Search
20:40 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / S Z

Na thanë sa për sy e faqe, veç formalitet”, vjen reagimi i radhës nga presidenca

Deklarata e Arbërie Nagavci ka shkaktuar reagime nga Presdienca e Kosovës. Reagimi i radhës vjen nga këshilltarja e presidentës së Kosovës Learta Hollaj.

Hollaj thotë se Presidentes Osmani nuk i kanë ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur,  por i kanë kërkuar që të bëhet formalitet e numër, në mënyrë që sot të dalin me manipulime të tilla.

Reagimi i plotë i Learta Hollajt:

“Besohet se përvoja juaj parlamentare dhe politike është e mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin që kërkon pesha kushtetuese dhe interesi qytetar e shtetëror. Kjo nuk është çështje e thjeshtë e aritmetikës procedurale apo administrative, por temë që prek thelbin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues.

Prandaj, qasja duhet të reflektojë maturi politike dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik, përtej kalkulimeve të ulëta.

Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla.

Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu!