“Na tradhëtoi, në janar le të gjen skuadër të re”, zbulohet lojtari që Mourinho mbrëmë ia tregoi derën nga Roma!

Jose Mourinho e ka akuzuar për tradhti një futbollist të tij te Roma pas barazimit me Sassuolon.
Trajneri portugez nuk e përmendi emrin e lojtarit në fjalë, por u tha gazetarëve pas ndeshjes se i kishte kërkuar që të largohej nga Roma në merkaton e janarit.
“Më vjen keq që përpjekjet e skuadrës u rrëzuan nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist që na tradhtoi. Nuk më keni parë të flas kështu për Roger Ibanez kundër Lazios, sepse gabimet janë pjesë e lojës dhe qëndrimi i tij nuk ka qenë kurrë një problem. Por, ky lloj qëndrimi joprofesional që nuk është i drejtë me shokët, kjo është ajo që më zhgënjeu. Një pikë larg shtëpisë nuk është ende një rezultat negativ dhe unë jam i kënaqur me qëndrimin e përgjithshëm të ekipit tim”, tha Mou
“E kam ftuar lojtarin në fjalë që të gjejë një ekip të ri në janar, por dyshoj se kjo do të ndodhë”.

I pyetur nga gazetarët se kush kishte qëndrim të gabuar dhe tradhtoi shokët e skuadrës, Mourinho nuk pranoi të flas me emër.
Por, mediat italiane kanë zbuluar së bëhet fjalë për holandezin Karsdorp.

Mbrojtësi i krahut ishte fajtor te goli i Sassuolos dhe kishte performancë të dobët gjatë tërë kohës. Karsdorp është nën kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2025, por tani në janar duhet të bëj gati valixhet./Indeksonline/