Na vijnë nga Amerika Latine, skuadra kosovare me dy transfere interesante
Liria e Prizrenit ka sjellur dy lojtarë të huaj. Skuadra e Superligës së Kosovës është përforcuar me një kolumbian dhe një futbollist nga Hondurasi.
“KF LIRIA prezenton dy përforcimet e fundit për këtë stinor :
Robby Norales nga Hondurasi dhe
Armando Vargas nga Kolumbia janë dy futbollistët e fundit me të cilët KF LIRIA përmbyll përforcimet e afatit dimëror të transferimeve.
Lojtarët iu bashkangjiten ekspeditës sonë në ‘Tropikal Resort’ në Durrës këto ditë” thuhet në njoftimin e Lirisë.
Norales së fundi ishte pjesë e skuadrës argjentinase, Platense, ndërsa Vargas është aktivizuar së fundi te skuadra kolumbiane, La Equidad./Indeksonline/