Nabil Fekir lihet jashtë skuadrës së Lyon, pritet largimi!
Trajneri i Lyon, Bruno Genesio e ka lënë jashtë listës së ftuarve yllin e skuadrës Nabil Fekir për ndeshjen e radhës. 
 Ky veprim i trajnerit Genesio, i ka rritur spekulimet për një largim të mundshëm të Fekir, transmeton Indeksonline. 
 Për shërbimet e francezit janë të interesuara skuadrat e mëdha evropiane, Chelsea, Liverpool dhe Real Madrid. 
 Fekir ka edhe 18 muaj kontratë me ekipin e Lyon. Ai ishte pranë largimit gjatë verës së vitit 2018 në drejtim të Liverpool./Indeksonline/  

