Nacho drejt Arabisë, do të bashkohet me ish-shokun e tij te Reali

Futbollisti Nacho Fernandez pritet të largohet nga Real Madridi gajtë afatit kalimtar veror.
Mbrojtës spanjoll karrieren mund ta vazhdoj në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihad, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Al Ittihad është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Nacho si agjent i lirë nga Reali.
Klubi arab është në negociata për një kontratë dy vjeçare me futbollistin Nacho, dhe kanë besim të plotë në arritjen e marrëveshjes, pasi spanjolli nuk dëshiron të luaj për asnjë klub tjetër evropian pos Real Madriditit./IndeksOnline/