20:54 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Nadal – Bolleli, ndërpritet ndeshja (Foto)

Ndeshja mes Rafael Nadal dhe Simone Bolleli, e vlefshme për kualifikimin tutje të Grand Slam, “French Open”, është ndërprerë në setin e tretë.

Nadal ishte duke fituar 2 me 0 në sete, në momentin kur shiu ndërpreu këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Në setin e tretë, ishte duke dominuar Bolelli me 3 me 0, por shiu ndërpreu këtë takim i cili me shumë gjasa do të vazhdoj ditën e nesërme.

Kujtojmë që nga kjo garë befasi e madhe është eliminimi i hershëm i tenistit zviceran, Wawrinka./IndeksOnline/