75 Mall Live Search
23:26 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nadal dhuron 1 milionë euro në Mallorca pas përmbytjeve shkatërruese

Rafael Nadal është treguar edhe një herë hero i vendlindjes së tij, Mallorca pasi dhuroi 1 milionë euro për t’i ndihmuar pas përmbytjeve shkatërruese që ndodhën më 13 tetor.

Kryetari i Sant Llorenç, distrikti më i prekur i këtyre përmbytjeveve, e ka konfirmuar këtë donacion.

”Kjo ndihmë vjen nga një person special për të gjithë ne, i cili ka treguar dashurinë e tij për vendin e tij dhe banorët çdo ditë”.

”Ne e dimë se humanizmin e tij e kemi parë shumë herë”, tha Mateu Puigros në një video mesazh.

Deri më tani, në këtë komunë janë grumbulluar 1.6 milionë euro, ku përfshihet edhe ndihma e tenistit spanjoll.

Madje, Nadal i ishte bashkuar operacionit për pastrimin masiv, aksion i cili mori vëmendjen e gjithë botës./IndeksOnline/