75 Mall Live Search
08:35 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / C E

Nadal e Djokovic startojnë me fitore, “OK” edhe Barty e Svitolina

Janë mbyllur takimet e raundit të parë të grand slam të Roland Garros për meshkuj e femra në tenis.

Numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, fitoi 3-0 (6-2, 6-4, 6-2) ndaj amerikanit Tennys Sandgren. Fitore e lehtë e serbit, që pati epërsi në fushë në të trija setet. Pa probleme ton edhe Rafael Nadal, kampioni në fuqi, që eliminoi australiani Alexei Popyrin, duke fituar 3-0 (6-3, 6-2, 7-6).

Te femrat, një biletë për më tej siguron numri 1 në botë, tenistja australiane Ashleigh Barty. Ajo mposhti 2-1 (6-4, 3-6, 6-2) kroaten Bernarda Pera. Në raundin e dytë avancon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina (2-0 ndaj Oceane Babel), çekja Karolina Pliskova (2-0 ndaj Donna Vekic) e amerikania Sloane Stephens (2-1 ndaj Carla Suarez Navarro).