75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / B O

Nadal eliminohet nga Australian Open në raundin e dytë, luajti i lënduar

Për Rafael Nadal, mbrojtja e titullit është mision i dështuar. Pavarësisht një dëmtimi, Rafael Nadal përfundoi ndeshjen e tij kundër amerikanit Mackenzie McDonald, por humbi në tre sete.

Spanjolli 36-vjeçar humbi ndaj amerikanit Mackenzie McDonald 4-6, 4-6 dhe 5-7.

Në fund të setit të dytë, fituesi 22 herë i turneut Grand Slam lëndoi zonën e ijeve, pas së cilit moment nuk arriti të tregonte më klasin e tij.

Nadal disa herë kërkoi konsulta mjekësore dhe si pasojë e lëndimit vërehej ngarkesë e madhe psiqike tek ai./Indeksonline/