75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 06 Shtator 2022 / B O

Nadal eliminohet nga US Open nga një i panjohur: Po kthehem në shtëpi, kam ca gjëra tani më të rëndësishme se tenisi!

Rafael Nadal është eliminuar në 1/16-tën e US Open.

Tenisti amerikan, Frances Tiafoe e ka eliminuar spanjollin e famshëm duke e dominuar që nga fillimi.

3 me 1 në seta ishte rezultati final i përballjes.

“Unë luajta dobët dhe ai luajti mirë. Nëse dëshironi të jeni në çerekfinalet e US Open, duhet të luani më mirë se sa luajta unë. Më duhet të kthehem tani në shtëpi. ë duhet të rregulloj gjërat, jetën, kështu që nuk e di kur do të kthehem. Do të përpiqem të jem gati psiqikisht” ka thënë Nadal pas humbjes./Indeksonline/