Nadal: I lumtur të luaj përkrah Federerit

Dy teniserët Roger Federer dhe Rafael Nadal, so të luajn krah për krah njëri tjetrit, në ndeshjet e fundit të zvicerranit i cili ka paralajmëruar pensionimin.
Dyshja do të bashkohen në Londër të premten si partnerë në dyshe në Laver Cup, transmeton IndeksOnline.
Spanjolli është shprehur i lumtur dhe i emocionuar që do të luaj së bashku me Federerin në këtë moment historik.
“Është një lloj tjetër presioni nga ai që kemi ndarë më parë”.
“Të jesh pjesë e një momenti historik si ky është e paharrueshme për mua.
“Jam shumë i emocionuar dhe shpresoj të luaj mirë dhe ta fitoj ndeshjen”, tha fillimisht Nadal.
“Të jesh sërish në krah të Rogerit është diçka që e pres me padurim dhe jam shumë i lumtur për këtë. Marrëdhëniet personale janë më të rëndësishme se ato profesionale dhe do të jetë e vështirë për ne të dy të menaxhojmë gjithçka.
“Një nga lojtarët më të rëndësishëm që kam parë në karrierën time është largimi nga tenisi dhe jam mirënjohës që mund të luaj me të. Nuk mund ta falënderoj sa duhet skuadrën.”, përfundoi Nadal./IndeksOnline/