Nadal “mbret” në Roland Garros
Rafa Nadal ka mundur Dominic Thiem në finalen e Roland Garros dhe është bërë tenisti i parë që fiton 12 tituj në një Grand Slam.
Ka qenë një përsëritje e finales së vitit të kaluar, por këtë herë spanjollit i është dashur një set më shumë për të mposhtur austriakun.

Rafa ka fituar pa shumë probleme setin e parë, i mbyllur 6-3, por Thiem ka reaguar në të dytin, duke arritur ta fitojë me rezultatin 7-5 dhe duke krijuar idenë se do të ishte një finale e luftuar në setet pasardhës, por nuk ka qenë kështu.
Nadal, në fakt, ka qenë i papërmbajtshëm dhe i pamëshirshëm, duke fituar setin e tretë dhe të katërt me shifrat 6-1.
Një paraqitje e jashtëzakonshme nga numri 2 i tenisit botëror, i cili ka fituar titullin e tij të 18-të në një Grand Slam.
King of Clay Mode: Activated#RG19 pic.twitter.com/Of1pAnat4E
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 9, 2019