16:53 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nadal merr vendimin e papritur për “U.S Open”


Rafael Nadal ka njoftuar të gjithë tifozët e tenisit në mbarë botën se këtë vit ai nuk do të jetë pjesë e “U.S Open”, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Kampioni aktual, u shpreh së për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, u detyrua të anulojë edhe pjesëmarrjen e tij në kompeticionin më të madh të tenisit, shkruan IndeksOnline.


“Situata është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me koronavirus janë duke u rritur, duket se ende nuk kemi kontroll ndaj tij”, ka thënë Nadal.


Kujtojmë se U.S Open në Nju Jork është planifikuar të mbahet nga 31 gushti deri më 13 shtator.