Nadal nesër luan ndaj Djokovic: Ndoshta është ndeshja e fundit për mua!

Rafael Nadal do të ketë rival Novak Djokovicin në çerekfinalen e “Roland Garosit”. Tenisti spanjoll ka paralajmëruar se meçi ndaj serbit mund të jetë ndoshta i fundit për të në këtë turne prestixhioz.
Kjo për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që ka në këmbë muajve të fundit.
“Mund të jetë ndeshja ime e fundit në Roland Garros dhe do të doja ta luaja atë gjatë ditës. Në këtë fazë të jetës dhe karrierës sime, gjithçka mund të ndodhë me gjithçka që kam. Nuk e di se si do të vazhdojë karriera ime. Unë thjesht po përpiqem ta shijoj atë dhe të vazhdoj të jetoj ëndrrën time për të luajtur tenis dhe për të arritur në raundet e fundit në Roland Garros. Kam kaluar një proces të komplikuar me këmbën time dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me karrierën time. Çdo ndeshje për mua mund të jetë e fundit në Roland Garros” ka thënë Nadal./Indeksonline/