75 Mall Live Search
16:18 / E Premte, 14 Prill 2023 / Gj. Sh

Nadal nuk është ende i gatshëm, tërhiqet edhe nga “Barcelona Open”

Një nga tenistët më të mirë të dekadave të fundit, Rafael Nadal, nuk do të marr pjesë në turneun “Barcelona Open”.

Tenisti spanjoll ka pësuar një lëndim në grand slamin “Australian Open”, dhe ende nuk është i gatshëm për të luajtur, shkruan IndeksOnline.

Lajmin se nuk do të marr pjesë në ”Barcelona Open” e ka bërë të ditur vet ai përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

”Barcelona është një turne i veçantë për mua, sepse është klubi im i adoptuar dhe sepse të luash në shtëpi është gjithmonë një ndjenjë unike. Nuk jam ende gati dhe, për rrjedhojë, vazhdoj procesin e përgatitjes për rikthimin në garë.”, ka shkruar Nadal.

Tenisti spanjoll është larg fushave të tenisit për më shumë se tre muaj./IndeksOnline/