14:38 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Nadal përballet me një lëndim serioz para gjysëmfinales të Wimbledon, merr vendim nëse do të luaj

Rafael Nadal ka kryer testet mjekësore mëngjesin e sotëm në Londër. Pasi u përball me dhimbje të vazhdueshme në përballjen ndaj Fritz, tenisti spanjoll ka para vetes edhe një sfidë të madhe.

Mjekët kanë konstatuar se ka një grisje shtatë milimetra në bark. Megjithatë, Nadal ka marrë vendim që të futet në fushë në duelin ndaj Kyrgios, shkruan Indeksonline.

Njëri nga muskujt e barkut të Nadal është çarë dhe mjekët kanë rekomanduar që tenisti mos të futet në lojë.

Pavarësisht sygjerimeve mjekësore, Nadal dëshiron të provojë të luajë në gjysmëfinale.

Nuk është hera e parë që ai duhet të luajë në këto rrethana. Në edicionin e US Open, në vitin 2009, spanjolli kishte luajtur me dëmtime dhe lëndime të mëdha ndaj Del Potros./Indeksonline/