75 Mall Live Search
23:18 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / Gj. Sh

Nadal po pensionohet, Alcaraz fiton përballjen e fundit dhe shkon drejt hapave të tij

Nuk ka mbetur shumë kohë nga pensionimi i Rafael Nadal, i cili do të ndodh në muajin nëntor, në David Cup.

Një nga tenistët më të mirë në histori, sonte është mposhtur nga ai i cili shihet si pasardhësi i tij, Carlos Alcaraz, shkruan IndeksOnline.

Tenisti spanjoll mposhti bashkëvendasin e tij në ”Six Kings Slam” në Riad të Arabisë, me rezultat 2-0 në sete (6-3 dhe 6-3).

Në finale, Alcaraz do të përballet me italianin, Jannik Sinner, i cili e mposhti serbin, Novak Djokovic./IndeksOnline/