75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Nadali tregon forcën dhe siguron çerekfinalet, eliminohet ish-numri 1 në botë

Është mbyllur sot rundi i katërt i grand slam të “Australian Open” në tenis, duke përcaktuar edhe 8 tenistët më të mirë në secilën kategori.

Te meshkujt, numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal, mundi 3-1 australianin Nick Kyrgios (6-2, 2-6, 7-6, 7-6).

Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku të dy tenistët dueluan fort, por në fund triumfoi spanjolli, që arriti ta bënte diferencën në momentet vendimtare.

Në ndeshjet e tjera për meshkuj spikat kualifikimi i numrit 4 në botë, austriaku Dominic Thiem. Ai mundi 3-0 (6-2, 64, 6-4) francezin Gael Monls.

Një biletë për në çerekfinale sigurojnë edhe zvicerani Stanislas Wawrinka (3-2 ndaj Daniil Medvedevi) si edhe gjermani Alexander Zverev (3-0 ndaj Andry Rublevit).

Te femrat, surprizë eliminimi i tenistes gjermane Angelique Kerber, fituese në Melburn në vitin 2016 dhe ishnumri 1 në botë. Ajo u mund 2-1 nga tenistja ruse Anastasia Pavlyuchenkova (6-7, 7-6, 6-2).

Në çereknale kualikohen edhe tenistja rumune Simona Halep (2-0- ndaj Elise Mertensit), ajo spanjolle Garbine Muguruza (2-0 ndaj Kiki Bertensit) dhe ajo e estoneze Anett Kontaveit (2-1 ndaj Iga Swiatekut).